Engel: Urime ditëlindjen Kosovë, keni bërë një festë të mrekullueshme

18 shkurt 2018 | 13:07

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

 Ai ka uruar popullin e Kosovës për 10-vjetorin e Pavarësisë, duke thënë se po sheh përparime gjatë vizitave në Kosovë.

Engel  ka kujtuar vitin 1999 dhe tragjedinë që atë kohë ndodhte në Kosovë.

“I di shkeljet e të drejtave të njeriut, presionin, shtypjet, e di që ka pasur një dekadë të pritjes për pavarësi, por pas pritjeve e kemi arritur pavarësinë”, ka deklaruar Engel, raporton “Express”.

Ai ka thënë se askund në botë nuk ka njerëz më miqësor ndaj ShBA-së se në Kosovë.

Ai ka uruar që kosovarët do të udhëtojnë pa viza. Duke thënë se të ardhmen e Kosovës dëshiron ta shohë në BE, në NATO dhe OKB.

“Urime ditëlindjen Kosovë, keni bërë një ditëlindje të mrekullueshme”, ka thënë Engel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e…