Fatmir Limaj hanë darkë në mensën e studentëve

07 Shkurt 20:01

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i shoqëruar nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kanë vizituar Qendrën Studentore në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Limaj e Bytyqi kanë vizituar edhe Mensën e Studentëve ku kanë darkuar me studentë.
Limaj dhe Bytyqi janë ndarë të kënaqur me kushtet që ofron kjo qendër për studentet e Kosovës.

Bashkë me zyrtarët e lartë qeveritarë ishte edhe drejtori i kësaj Qendre, Fatmir Sfishta.

Gjatë kohës sa qëndruan në Mensën e studenteve zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Bytyqi bashkëbiseduan me studentet të cilët ishin të kënaqur me Qendren Studentore në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka…