FMN-ja përgëzon Kosovën për stabilitet financiar

20 prill 2018 | 13:26

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), u takua me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Me këtë rast, ministri Hamza e ka njoftuar Zhang për progresin të cilin e ka arritur Kosova në zhvillimit e saj, me theks të veçantë në fushën e financave.

Gjithashtu ministri Hamza ka shprehur respektin dhe falënderimin për mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar ndër vite që  i ka dhënë Kosovës.

Ndërsa, zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, ka falënderuar ministrin Bedri Hamza për vizitën në Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe e ka përgëzuar atë për trendët pozitive të zhvilluara në fushën financave, të cilat po ndodhin në Kosovë.

Ai gjithashtu u shpreh se Kosova ka arritur falë punës profesionale dhe transparente të Ministrisë së Financave të ketë stabilitet të plotë makro fiskal  përkundër shumë kërkesave buxhetore dhe në të njëjtën kohë duke ndihmuar sektorin privat në  zhvillim të tij  përmes  politikave  fiskale.

Zhang ka theksuar se kjo është një arritur e madhe që pa qenë në program me FMN-në është arritur nga vetë kosovarët.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Moska…