Rusia mund ta furnizojë Sirinë me raketa

20 prill 2018 | 13:18

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Moska mund të furnizojë presidentin sirian, Bashar al-Assad me raketa precize S-300, pas sulmeve të Perëndimit në territorin sirian.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve “RIA”, Lavrov ka thënë se Rusia është përmbajtur në të kaluarën nga furnizimi me raketa për Assadin pasi shtetet e Perëndimit kanë bërë thirrje për një gjë të tillë.

“Ne kemi pasur obligim moral dhe patëm premtuar për të mos furnizuar Assadin me raketa S-300 rreth 10 vite më parë. Ndonëse ato (raketat) përdoren vetëm për mbrojtje, ne i kemi respektuar kërkesat. Tani nuk e kemi më atë obligim moral”, ka thënë Lavrov.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë nisur më shumë se 100 raketa në zonat qeveritare në Siri në përgjigje të asaj që Perëndimi e ka cilësuar sulm me armë kimike në Duma.

Lavrov ka thënë gjatë intervistës se Rusia u ka treguar më parë zyrtarëve amerikanë se cilat pjesë në Siri janë “zona të kuqe” për Moskën dhe se sulmet nuk duhet të nisen aty.

Lavrov ka thënë se ai është i bindur se presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të lejojnë një konfrontim të armatosur në mes të dy shteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është vënë seriozisht në kërkim të një mesfushori…