Francë, flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë

28 mars 2018 | 16:05

Flamuri i Republikës së Kosovës është ulur në gjysmështizë në Konsullatën e vendit tonë në Strasburg të Francës.

Ky veprim është bërë në shenjë solidariteti për viktimat e një sulmi terrorist që ndodhi në Trebbes të Francës, ku ka mbetur i vrarë një polic që kishte dalë vullnetar për të shpëtuar një peng, si dhe pengmarrësi që ka deklaruar lidhjen me ISIS-in.

Përveç të vrarëve, në këtë sulm që ka tronditur qytetin dhe pengjet, ka pasur edhe rreth 16 persona të lënduar.

“Flamuri ynë në Konsullatën e Përgjithshme është lëshuar në gjysmështizë në shenjë solidariteti me viktimat e sulmit terrorist dhe me Francën. Arnaud Beltrame dha jetën e tij për të shpëtuar të tjerët, një hero i vërtetë të cilit emri dhe sakrifica do t’i kujtohen gjithmonë”, ka shkruar Edon Cana, konsulli i Kosovës në Strasburg në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 19-vjetorit të masakrës së Izbicës, në të…