Gashi: Ajo që ndodhi në Kuvend, mbetet në Kuvend

22 maj 2018 | 22:42

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka treguar në “Zona B” në “Klan Kosova” se si ka ardhur deri tek përplasja e tij me Xhavit Halitin.

Sipas Gashit, ajo që ka ndodhur në Kuvend, duhet të mbetet në Kuvend dhe të mos vazhdojë më si problem.

“Raportet e mia asnjëherë nuk janë individualizuar, apo personalizuar në Kuvend. Por, si duket kryesuesi i seancës nuk ma dha të drejtën e replikës, kjo është ngjarje që është përsëritur, pastaj mënyra se si mu refuzua fjala ishte e ashpër dhe ndodhi një incident verbal që nuk është dashur të ndodhë. Gjithçka ka ndodhur aty për aty dhe nuk ka asnjë lloj konflikti personal, as familjar, unë jam shumë më i ri dhe nuk kemi pasur përplasje me të, kurrë nuk kam pirë kafe me Halitin e lërmë diçka tjetër. Nuk kam pasur as muhabet me të e as kundërshtime. Por ajo ishte ngjarje që ka ndodhur në Kuvend dhe mbetët në Kuvend, unë për vete asnjëherë nuk jam ndjerë i intimiduar”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Komuna e Podujevës nënshkruan…