Gruaja e djalit të Trumpit kërkon divorc

16 mars 2018 | 13:58

Gruaja e djalit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka paraqitur kërkesën për divorc në një gjykatë të Nju Jorkut.

Vanessa Trump dhe Donald Trump Jr. kanë qenë të martuar qysh në vitin 2005. Ata kanë pesë fëmijë.

“Pas 12 vjetësh martesë, kemi vendosur të shkojmë në rrugë të ndara”, transmetojnë mediet amerikane deklaratën e çiftit, raporton “Rel”.

Trump Jr. ka luajtur rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të babait të tij.

Ai tani bashkëdrejton biznesin familjar me vëllain e tij, Eric Trump.

Trump Jr. po ashtu është bërë subjekt i një hetimi për bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së Trumpit dhe Rusisë, në vitin 2016.

Trumpi mohon çdo bashkëpunim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot…