Haradinaj, Engelit: Faleminderit mik i shqiptarëve

17 shkurt 2018 | 18:12

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të takimeve të shumta në shënim të përvjetorit të dhjetë të shtetësisë së Kosovës, sot ka pritur në takim mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili shoqërohej nga Jason Steinbaum, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shqiptaro-amerikani Hajdar Bajraktari dhe personalitete të tjera.

Kryeministri më këtë rast falënderoi kongresistin, Engel për përkushtimin e tij të pakursyer në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.

“Në kohën kur po festojmë 10 vjetorin e shtetësisë, dua të shpreh falënderimet e popullit tonë për punën e palodhur dhe ndihmën e pakursyer që ju dhatë, në ndërtimin tonë si shtet. Ju besuat në ne, besuat në kauzën tonë për liri. Faleminderit mik i shqiptarëve. Faleminderit Elliot Engel”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër Engel uroi qytetarët e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë, duke shpreh mbështetjen e tij në rrugën e vendit drejt zhvillimit ekonomik, demokratik dhe konsolidimit të shtetndërtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nga Maqedonia, Bardhyl…