Haradinaj: Më së largu pas 9 muajsh liberalizohen vizat

23 mars 2018 | 22:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën ka ndodhur me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj ka shtuar se vendimi final për liberalizim vizash, do të merret më së largu pas 9 muajsh.

“Liberalizimi ka ndodhur pardje. Pjesa e mbetur do të kryhet. Më vjen keq që shkoi kaq gjatë, por liberalizimi ka ndodh. Kthesa e liberalizimit ka ndodhur pardje. Do vazhdojmë t’i furnizojmë institucionet e BE-së. Koha minimale që kish mujt Kosova me marrë të drejtën për me qarkullu lirshëm është 3 muaj, por jo reale, kohë reale janë 6 muaj e maksimumi deri në 9 muaj”, ka thënë ai për “rtv21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Rita Ora ka hedhur një fotografi në Instagram e…