Hasani fton bizneset të aplikojnë në fondin COSME

20 mars 2018 | 12:26

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, u ka bërë thirrjeve bizneseve që të aplikojnë në Fondin e Bashkimit Evropian (BE) për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme- COSME.

Ai në punëtorinë e organizuar nga MTI-ja, respektivisht nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), e cila ka për qëllim ofrimin e informatave relevante përfituesve potencialë në lidhje me programin e BE-së për konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fondin e BE/COSME, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka obligime që dalin nga anëtarësimi në këtë fond. “Duhet të kemi shumë kujdes për shfrytëzimin e këtij fondi për shkak se ka qenë shqetësim për ta shfrytëzuar më së miri këtë program nga ndërmarrjet tona. Shtetet fqinje që janë anëtare ka ndodhur që nuk kanë mundur të përfitojnë, për faktin se nuk kanë qenë të përgatitura ndërmarrjet për të dalë me një plan biznesi dhe kanë dështuar duke mos mundur të përfitojnë”, ka thënë ministri Hasani.

Hasani është shprehur optimist se ndërmarrjet e Kosovës do të përfitojnë nga fondi COSME.

COSME është programi i BE-së, i cili ka për qellim përmirësimin e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në BE dhe NVM-ve në shtetet e treta që marrin pjesë në këtë program.

COSME me një buxhet prej 2.3 miliardë euro, ka për qëllim përmirësimin e qasjes në financa, qasjen në tregje, përmirësimin e kushteve të kuadrit ligjor dhe administrativ për konkurrueshmërinë e NVM-ve dhe të promovojë sipërmarrjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…