Haziri e Abrashi kërkojnë mbështetjen e EPP-së për liberalizimin e vizave

16 maj 2018 | 13:33

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri dhe deputeti i kësaj partie, Arban Abrashi janë duke qëndruar në Sofje të Bullgarisë, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve dhe të qeverive të shteteve anëtare dhe jo anëtare të Bashkimit Evropian, pjesëtare të Partive Popullore Evropiane (EPP), në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Haziri e Abrashi janë takuar me presidentin e EPP-së, Joseph Daul, të cilin e kanë njoftuar me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në këtë takim, Haziri e Abrashi kanë kërkuar mbështetjen e Partitive Popullore Evropiane (EPP) për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës.

Ndërsa presidenti i EPP-së, Joseph Daul, ka konsideruar se roli i LDK-së gjatë gjithë procesit të liberalizimit të vizave ka qenë shumë i rëndësishëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Evertonit ka konfirmuar se Sam Allardyce është shkarkuar…