Hoti: Javën e ardhshme qeveria vepron lidhur me kullat e Jasharajve

15 shkurt 2018 | 23:42

Deputeti nga Nisma Social Demokrate, Enver Hoti është zotuar lidhur me aktivizimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me projektin e Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

I ftuar në emisionin ‘‘Jeta në Kosovë’’ që këtë javë i kushtohet ruajtjes së trashëgimisë shtetërore me theks në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz, Hoti deklaroi se ka pasur neglizhencë institucionale lidhur me këtë kompleks.

“Duhet të themi me keqardhje ose kokulur sepse gjendja në memorialin e Adem Jasharit është e rëndë, por jo vetëm aty por në të gjitha memorialet ku qëndron bazamenti dhe referenca e lirisë së vendit, nuk ka pasur një qasje të duhur”, ka thënë Hoti.

Mirëpo, sipas tij nuk do duhet më shumë se një javë që qeveria (pjesë e secilës është edhe kryetari i partisë së Hotit), të veprojë me hapa konkret për këtë Kompleks.

“Nga kjo javë e tutje, nga java e ardhshme ne do të shohim veprime konkrete të qeverisë e cila me siguri do ti merr vendimet dhe hapat që janë të domosdoshëm për të dalë nga kjo situatë. Dhe ne mendojmë se aty do të krijohet një komitet ndërministror…Unë po them që qeveria do të marrë vendime që do ta shtyjnë projektin për të gjitha fazat e realizimit”, deklaroi Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Punëve të Jashtme të Demokratëve në Shtetet e…