Demokratët amerikanë: Ministri gjerman e ka mirë, Serbia duhet ta njohë Kosovën

15 shkurt 2018 | 23:38

Komisioni i Punëve të Jashtme të Demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka përkrahur deklarimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, se Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse do anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Ministri i Jashtëm gjerman është 100 për qind i saktë”, thuhet në një postim në “Twitter” të komisionit amerikan që udhëhiqet nga kongresmeni, Eliot Engel, ku është shpërndarë edhe citati i Gabriel.

“Nëse Serbia do të lëvizë përpara drejt Bashkimit Europian, kusht i parë është ndërtimi i një rendi të sundimit të ligjit, por natyrisht edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Gabriel në vizitën e tij në Prishtinë. (KlanKosova)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selam Shkodra vizitoi Akademinë…