Bashkëpunimi Shqipëri-Rumani, specialistët shqiptarë trajnohen për mirëmbajtjen e radarit TPS-77

22 nëntor 2026 | 14:33

Forcimi i bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë po vijon përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe rritjes së kapaciteteve profesionale të Forcës Ajrore Shqiptare.

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, në Qendrën e Kontroll-Raportimit (QKR) është zhvilluar një trajnim për njohjen, përdorimin dhe mirëmbajtjen e radarit TPS-77, ku kanë marrë pjesë specialistë shqiptarë dhe ekspertë rumunë nga Qendra e Mirëmbajtjes së Radarëve.

Gjatë këtij trajnimi, specialistët shqiptarë kanë përfituar njohuri dhe aftësi praktike në mirëmbajtjen e sistemit radarik, diagnostikimin e problematikave teknike, si dhe zbatimin e praktikave profesionale për funksionimin e tij.

Përveç aspektit teknik, trajnimi ka shërbyer edhe si mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive ndërmjet dy palëve, duke kontribuar në rritjen e gatishmërisë teknike dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të Forcës Ajrore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar sot me kryeministrin…