Specialja konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye bindëse humanitare për vizitën
22 nëntor 2026
| 13:39
Gjykata Speciale ka bërë me dje se dje pas orës 17:00, se Jakup Krasniqi është kthyer në burgun në Hagë pas vizitës në Kosovë.
Specialja ka theksuar se vizita e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është lejuar nga Trupi Gjykues për “arsye bindëse humanitare”. Gruaja e tij, siç është bërë me dije ditëve të fundit, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
“Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare”, ka shkruar Gjykata në ueb-faqen zyrtare.
“Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata”, thuhet aty.



