Pacientët ankohen për papastërtinë dhe kushtet e rënda në Klinikën Infektive të QKUK-së (video)
22 nëntor 2026
| 15:29
Pacientët që po marrin trajtim në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë shprehur pakënaqësi për gjendjen dhe kushtet në këtë klinikë.
Përmes disa videove të dërguara në “Tëvë1”, ata janë ankuar për papastërtinë në ambientet e klinikës, dyshemetë e papastra dhe gjendjen e keqe të tualeteve, duke ngritur shqetësime për kushtet higjienike në hapësirat ku marrin shërbime shëndetësore.
Sipas pacientëve, këto kushte ua vështirësojnë qëndrimin gjatë trajtimit.
“Tëvë1” ka tentuar gjatë ditës të marrë një prononcim nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e QKUK-së, lidhur me ankesat e pacientëve, mirëpo ajo nuk ka qenë e qasshme në telefon.



