Houstoni dominon në Perëndim

19 mars 2018 | 18:10

Houstoni vazhdon të dominojë renditjen në Konferencën e Lindjes, duke korrur fitoren e 57-të sezonale. Ekipi i Rockets mundi 129-120 Minnesotën në fushën e kësaj të fundit, ndeshje e dominuar nga skuadra mike, që ishte në epërsi gjatë gjithë kohës.

Një tjetër ndeshje e mirë e James Harden, autor i 34 pikëve e 12 asistimeve, mbështetur mirë edhe nga pjesa tjetër e ekipit, pasi 7 lojtarë të Houstonit realizuan mbi 10 pikë. Teague me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Minnesotën, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Fiton edhe Portland, që mundi 122-109 Clippers në fushën e këtij të fundit, suskesi i 45-të në NBA këtë sezon, që erdhi nga duart e Lillard (23), Harkless (21) dhe McCollum (21). Zhgënjen Bostoni, që u mund 108-89 nga New Orleans, humbje që largon Celtics nga kreu në Lindje. Një ndeshje e mirë e Davis, që realizoi 34 pikë e 11 rebaund, më i miri në fushë. Jashtë fushe fiton edhe Oklahoma, që befasoi kryesuesit e Torontos, duke fituar 132-125, një ndeshje spektakolare (Westbrook, realizoi 37 pikë, 13 rebaund e 14 asistime).

Rezultatet

Toronto – Oklahoma      125-132
New Orleans – Boston   108-89
Minnesota – Houston     120-129
Clippers – Portland        109-122

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i luajë dy ndeshje…