Slot: Dua të drejtoj Liverpoolin

26 prill 2024 | 12:36

Arne Slot fsheh hapur dëshirën për të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit në sezonin e ardhshëm, pasi Jurgen Klopp do të largohet.

“Klubet janë duke negociuar dhe unë jam duke pritur për të parë se cili do të jetë rezultati. Dua të shkoj në Liverpool, nuk është sekret. Tani jam duke pritur që të dy klubet të arrijnë një marrëveshje dhe Jam i bindur se kjo do të ndodhë”, ka thënë Slot.

“The Reds” kanë hapur negociatat me Feyenoordin për nënshkrimin e trajnerit holandez, i cili ka edhe dy vite kontratë me klubin aktual. Nëse marrëveshja realizohet, kompensimi ndaj klubit holandez pritet të jetë rreth 9 milionë euro. Slot pëlqehet për idenë e tij të futbollit agresiv me të cilin riktheu titullin kampion holandez, gjashtë vjet pas herës së fundit, sezonin e kaluar dhe fitoi Kupën e Holandës këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak seriale gëzojnë suksesin dhe jetëgjatësinë e ‘The Simpsons’. Jeta…