Rodri ka luajtur rreth 900 minuta, Flicku përballet me dilemë për menaxhimin e tij te Barcelona

02 nëntor 2026 | 15:57

Rodri është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës, por minutazhi i tij ka ngritur pikëpyetje rreth mënyrës se si Hansi Flick po e menaxhon ngarkesën fizike të mesfushorit.

Spanjolli ka grumbulluar rreth 900 minuta këtë sezon. Vetëm Lamine Yamal, Joan Garcia dhe Pau Cubarsi kanë luajtur më shumë se ai në skuadrën katalanase.

Rodri iu bashkua Barcelonës pas një periudhe të pazakontë përgatitore, pasi kishte pasur pak kohë për pushim pas triumfit me Spanjën në Kupën e Botës.

Për më tepër, ai vuante nga dhimbjet e shpinës, të cilat e detyruan t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale.

Kjo situatë bëri që stafi i Flickut të hartonte një program të veçantë për përgatitjen fizike të mesfushorit dhe integrimin e tij gradual në skuadër.

Megjithatë, Rodri është bërë një pikë e rëndësishme e lojës së Barcelonës. Ai ka luajtur 83 minuta ndaj Feyenoordit, 90 kundër Levantes, 61 ndaj Racing Santanderit, nga 90 minuta kundër Sevillas dhe Galatasarayt, 71 ndaj Getafes dhe 90 në përballjen me Real Betisin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mesfushori brazilian Gabriel Sara po tërheq vëmendjen e disa klubeve…