Katër klube të njohura pas Gabriel Saras, Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro
02 nëntor 2026
| 15:52
Mesfushori brazilian Gabriel Sara po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.
Roma dhe Napoli në Itali, si dhe Newcastle United dhe Evertoni në Angli, po i përcjellin nga afër paraqitjet e 27-vjeçarit, i cili është një nga lojtarët kryesorë të Galatasarayt.
Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, e sheh brazilianin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Megjithatë, gara për shërbimet e tij pritet të jetë e vështirë, pasi Galatasaray është i gatshëm të shqyrtojë vetëm oferta nga 35 deri në 40 milionë euro.
Sara ka kontratë me klubin turk deri në qershor të vitit 2029.



