FIBA Europe Cup, Drilon Hajrizi shpallet lojtari i javës

02 nëntor 2026 | 15:23

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, është shpallur lojtari i javës në FIBA Europe Cup, pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Trepça ka triumfuar në Gjeorgji ndaj skuadrës së Batumit, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në Grupin A, ndërsa Hajrizi ka shkëlqyer në këtë përballje.

Ai e ka përfunduar ndeshjen me indeks të lojës prej 30, duke regjistruar 29 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, në fitoren e Trepçës me rezultat 91:70.

Pas përfundimit të xhiros së katërt të fazës së grupeve, Hajrizi ka qenë në mesin e pesë të nominuarve për lojtarin e javës, ndërsa është përzgjedhur falë votave të tifozëve.

Basketbollisti i Trepçës ka dominuar edhe në votimin e publikut, duke marrë 86 për qind të votave për t’u shpallur më i miri i javës.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Trepça renditet e dyta në grup me shtatë pikë, ndërsa Hajrizi ka një mesatare prej 12 pikësh, pesë kërcimesh dhe tri asistimesh për ndeshje.

Drilon Hajrizi shpallet Lojtari i Javës në FIBA Europe Cup | ATV

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ia ka paraqitur dorëheqjen…