Alarm në Old Trafford, Ten Hag nuk e përjashton rënien e Manchester Unitedit nga Premierliga

02 nëntor 2026 | 12:58

Manchester United po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e tij, ndërsa Erik ten Hag beson se ekziston rreziku që skuadra të përfundojë në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Humbja 2:0 ndaj Chelseat e ka lënë Unitedin në pozitën e 17-të në Premierligë, me vetëm shtatë pikë pas nëntë ndeshjeve.

Për më tepër, skuadra ka regjistruar nëntë ndeshje radhazi pa fitore. Herën e fundit që kishte pasur një seri të tillë ishte në vitin 1984.

Ten Hag ka theksuar se konkurrenca në Premierligë është aq e fortë, saqë çdo skuadër mund të përfshihet në luftën për mbijetesë.

“Në Premierligë kjo është padyshim e mundur. Të gjitha skuadrat janë të forta dhe kanë trajnerë të mirë. Nëse futesh në një rreth vicioz të rezultateve negative, situata mund të bëhet shumë, shumë e vështirë”, është shprehur holandezi.

Ish-trajneri i Unitedit, i cili tashmë është emëruar drejtor teknik i Twentes, ka folur edhe për periudhën e tij në Angli.

“Para se të vinim ne, klubi kishte kaluar gjashtë vjet pa fituar trofe. Shikoni ku janë tani”, ka deklaruar Ten Hag, duke iu referuar dy trofeve të fituar gjatë kohës sa ishte në drejtim të skuadrës.

Ndërkohë, Michael Carrick dhe skuadra e tij përballen me dy sfida të rëndësishme, fillimisht ndaj Romës në Ligën e Kampionëve dhe më pas kundër Aston Villas në Premierligë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Jude Bellingham ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm me…