Rashfordi drejt largimit nga Man Utd, ky lojtar shihet si zëvendësuesi i tij ideal

02 nëntor 2026 | 12:24

Marcus Rashford mund të largohet sërish nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi anglez nuk është i kënaqur me minutat që po merr dhe është i hapur për një aventurë të re, ndërsa as klubi nuk do ta pengonte largimin e tij.

Rashford, i cili është rikthyer në “Old Trafford” pas huazimeve te Aston Villa dhe Barcelona, ka regjistruar vetëm tetë paraqitje dhe 502 minuta lojë këtë sezon.

Sipas “Daily Mail”, Manchester Unitedi tashmë ka nisur kërkimet për një zëvendësues dhe emri kryesor në listën e dëshirave është mesfushori i Barcelonës, Fermín López, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, transferimi i spanjollit nuk do të jetë i lehtë. Barcelona kërkon të paktën 70 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa interesim për futbollistin kanë shfaqur edhe Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Alternativa më ekonomike për Unitedin është Dominic Calvert-Lewin i Leeds Unitedit, i cili ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që…