Goditje për Manchester Unitedin, ylli i skuadrës arrin marrëveshje me gjigantin spanjoll

02 nëntor 2026 | 11:16

Atletico Madridi ka arritur një marrëveshje në parim me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, për kushtet personale të kontratës, në prag të një transferimi të mundshëm në janar ose gjatë verës së ardhshme.

Sipas mediumit “North Bank Insider”, bisedimet mes përfaqësuesve të futbollistit argjentinas dhe klubit madrilen kanë nisur prej kohësh, ndërsa trajneri Diego Simeone thuhet se është shumë i interesuar për ta transferuar atë në Madrid.

Kontrata e Martinezit me Manchester Unitedin është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Megjithatë, raportohet se mbrojtësi nuk ka ndërmend të nënshkruajë kontratë të re apo të aktivizojë opsionin e vazhdimit.

Ky qëndrim thuhet se lidhet edhe me kritikat e tij ndaj drejtuesve të Manchester Unitedit, pas humbjes së skuadrës angleze ndaj Atletico Madridit.

Deri më tani nuk ka marrëveshje mes dy klubeve, por Atletico Madridi mund të shqyrtojë mundësinë e transferimit të tij që në afatin kalimtar të janarit.

Ndërkohë, Martinez së fundmi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Chelseat dhe për këtë arsye do të mungojë në sfidën e ardhshme të Manchester Unitedit në Ligën Premier kundër Aston Villas.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…