Malisheva dhe Feronikeli ’74 ndajnë pikët
Malisheva dhe Feronikeli ’74 kanë luajtur baras pa gola (0-0) në stadiumin “Liman Gegaj”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe arriti ta dërgonte topin në rrjetë që në minutat e para, por goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Malisheva vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë dhe në minutën e 35-të fitoi mundësinë ideale për të kaluar në avantazh. Sulmuesi Xhemail Ibishi nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë, pasi goditja e tij u prit nga portieri i Feronikelit ’74, Agron Kolaj.
Në pjesën e dytë, lideri i kampionatit tentoi të ndryshonte rrjedhën e takimit përmes disa zëvendësimeve, duke kërkuar më shumë forcë në fazën ofensive.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Elon Berisha u mbrojt mirë dhe arriti t’i përballonte presionit të vendasve deri në vërshëllimën e fundit.
Kështu, të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë, në një ndeshje ku Malisheva pati rastin më të mirë për ta zhbllokuar rezultatin, por nuk arriti ta shfrytëzonte penalltinë.
Me këtë barazim, Malisheva shkon në kuotën e 27 pikëve, duke vazhduar të kryesojë kampionatin, ndërsa Feronikeli ’74 arrin në 12 pikë.



