Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor

01 nëntor 2026 | 15:00

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, të cilën ajo ia kishte drejtuar gjykatësit, duke iu lutur për caktimin e një urdhri mbrojtës.

Osmani ka shpërndarë një pjesë të përmbajtjes së kësaj letre, duke theksuar se sistemi ka dështuar ta mbrojë Arlinda Zekajn.

Veçanërisht, Osmani është ndalur te fjalia e theksuar në letër: “Për ju është rutinë, për mua është jetë”.

“Kjo fjali, e shkruar nga Arlinda Zekaj në kërkim të ndihmës, është një aktakuzë e rëndë ndaj një sistemi që kishte detyrimin ta mbronte, por nuk arriti ta dëgjonte në kohë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se një grua dhe një nënë nuk duhet të ketë nevojë të lutet për të drejtën për të jetuar.

“Nuk duhet të ketë nevojë të përgjërohet që fëmijët e saj të jenë të sigurt. Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të ketë frikë se institucionet do të vonohen deri atëherë kur të jetë tepër vonë. Tepër vonë është edhe sistemi gjyqësor, i cili deri tani ka ndërmarrë ZERO masa ndaj gjyqtarëve që treguan neglizhencë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Morgan Rogers ka shprehur kënaqësinë e tij për aventurën te…