Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

01 nëntor 2026 | 14:31

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës 11:20, në vendbanimin e tij, në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi ipPolicisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me të, është iniciuar rasti ‘Hetimi i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML”, ka deklaruar Rugova.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, ndërsa hetimet dhe veprimet e tjera procedurale janë në vazhdim.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kështu duken brigjet e lumit Erenik, nga Juniku, përgjatë rrjedhës…