Mourinho për Kane: Topi i Artë është qershia mbi tortë në karrierën e tij

01 nëntor 2026 | 14:01

Jose Mourinho ka reaguar me fjalë të mëdha për Harry Kane, pas triumfit të sulmuesit anglez në garën për Topin e Artë.

Trajneri portugez nuk e ka fshehur gëzimin për këtë sukses, duke vlerësuar lart cilësitë dhe karrierën e futbollistit.

“Harry Kane është një lojtar i madh. Duhet të jem i sinqertë, jam shumë i lumtur për të”, është shprehur Mourinho.

Portugezi ka theksuar se ky çmim është një shpërblim i merituar për sulmuesin anglez, duke e cilësuar atë si një nga momentet kulmore të karrierës së tij.

“Ai e meriton Topin e Artë. Është qershia mbi tortë në karrierën e tij”, ka deklaruar Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Veprimtarët e çështjes kombëtare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në…