Kosova pjesë e Turneut Ballkanik të Sitting Volleyball

01 nëntor 2026 | 12:01

Kombëtarja e Kosovës në Sitting Volleyball po merr pjesë në Turneun Ballkanik, i cili po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Kosova e ka nisur këtë turne me fitore në ndeshjen e parë kundër Bosnjë-Hercegovinës, duke dëshmuar një paraqitje pozitive në këtë disiplinë sportive, e cila promovon gjithëpërfshirjen dhe mundësitë e barabarta për të gjithë.

Pjesëmarrja në këtë turne shënon aktivitetin përmbyllës të projektit Erasmus+, të cilin Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) e ka zbatuar në bashkëpunim me ParaVolley Kosova, me synim zhvillimin dhe promovimin e Sitting Volleyball në vendin tonë.

Ky projekt dhe aktivitetet e realizuara në kuadër të tij dëshmojnë se sporti është një mundësi për të gjithë. Ai ndërton ura bashkëpunimi, nxit integrimin dhe krijon hapësira për pjesëmarrje aktive në jetën sportive.

FVK-ja vazhdon angazhimin për zhvillimin e volejbollit dhe promovimin e sportit gjithëpërfshirës në Kosovë!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Forumi Shqiptar, nga një ideal politik në një mision historik:…