Liverpool-Arsenal, sot derbi i madh anglez: A do të rihapet gara për titull?
Liverpooli në formë do të presë sot në fortesën e tij “Anfield Road”, skuadrën e Arsenalit.
Derbi i madh anglez do të zhvillohet nga ora 17:30 dhe do të jetë ndeshja ku mund të rihapet gara për titull.
Në rast të fitores së skuadrës së Andoni Iraola do të zvogëlohej epërsia në vetëm tri pikë.
Arsenali hyn në këtë përballje nga pozita e dytë në tabelë, me 21 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje.
Skuadra londineze synon të vazhdojë garën për kreun e tabelës dhe të marrë një rezultat pozitiv në një udhëtim të vështirë në “Anfield”.
Në anën tjetër, Liverpooli renditet në pozitën e pestë me 15 pikë, gjashtë më pak se Arsenali.
Liverpooli vjen në këtë duel pas një serie prej pesë fitoresh radhazi në të gjitha garat.
Përballja e sotme pritet të jetë e rëndësishme për të dyja skuadrat, me Arsenalin që synon të mbetet në krye të tabelës dhe me Liverpoolin që kërkon të ngushtojë diferencën në garën për titullin e Premier League. /Klankosova.tv



