Pulisic vazhdon kontratën me Milanin deri në vitin 2031

30 tetor 2026 | 16:50

AC Milani ka njoftuar se Christian Pulisic ka nënshkruar kontratë të re me klubin, duke e vazhduar qëndrimin në “San Siro” deri më 30 qershor 2031.

Futbollisti amerikan iu bashkua skuadrës italiane nga Chelsea në korrik të vitit 2023 dhe që atëherë është shndërruar në një nga lojtarët e rëndësishëm të ekipit.

Në 141 paraqitje me fanellën e Milanit, Pulisic ka shënuar 44 gola, duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm në repartin ofensiv.

“AC Milani ka kënaqësinë të njoftojë se Christian Pulisic ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri më 30 qershor 2031”, është bërë e ditur në njoftimin e klubit.

Milani ka vlerësuar gjithashtu aftësitë teknike, profesionalizmin, qëndrueshmërinë dhe etikën e punës së futbollistit amerikan, duke i cilësuar ato si ndër arsyet kryesore për vazhdimin e bashkëpunimit.

Pulisic ka regjistruar dy gola dhe një asistim në tetë paraqitje gjatë këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova do të përfitojë një grant shtesë prej 6.8 milionë…