Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
30 tetor 2026
| 15:23
Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dabi.
Në luftën për medalje, Fazliu është përballur me kroaten Iva Oberan, bartësen e parë të garës, të cilën ka arritur ta mposhtë pas një dueli të barabartë.
Fituesja është përcaktuar në kohën shtesë, kur Laura ka realizuar një hedhje të bukur dhe e ka përfunduar luftën me “Ippon”.
Me këtë sukses, Fazliu ka siguruar edhe 500 pikë të reja në renditjen botërore të xhudos.



