TË PAFYTYRËT!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Të çmendur pas pushtetit: Arlinda Zekaj u vra në mënyrë mizore nga ish-kunati në Vitomiricë. Reagimi i qytetarëve dhe opinionit ishte i fuqishëm dhe i menjëhershëm. Politika gjithashtu foli me shpejtësi (opozita) kurse pozita e mishëruar në një autokraci bolsheviko – staliniste u shurdhua, blinte kohë për të amortizuar peshën e përgjegjësisë morale, politike, penale, institucionale dhe kushtimisht ta them, njerëzoren. Diktatori Kurthi u dha “besë” 52 orë mendermethënë ministrave Shvarc Donika dhe Sfeqla Xhelal kohë për të bërë raportin e “detajuar” për ta arsyetuar krimin e shtetit ndaj një qytetareje që kërkonte dhe besonte se shteti mund dhe duhet ta mbrojë, të drejta këto të garantuara me ligj. Në praktikën kosovare por edhe më gjerë nuk mund të gjeni një rast ku shteti nuk ka bërë asgjë për ta parandaluar një krim të paralajmëruar ndonëse viktima Arlinda Zekaj me një saktësi prej filigranisti kishte paraparë ecurinë e zhvillimit të ngjarjeve dhe skenën e krimit duke informuar shtetin për çdo detaj. Ndërkaq shteti u rreshtua kundër saj, kundër jetës së saj, u bë pjesë aktive e krimit. Shtet kriminal, me qeveri kriminale, ministra kriminelë. Si në lojën e shahut, qeveria sakrifikoi pionët (ushtarët) për të mbrojtur figurat më të vlefshme si kuajt, p.sh. As gjuetarët nuk i prekën e lëre më topat, si figura më të rënda. Mbreti Kurthi për momentin është i paprekshëm, “mbretëresha” spiune, Dejona Mihali po mbrohet nga Kurthi, Greqia dhe Serbia. “Kuajt e Trojës” janë në Tiranë, shkatërruesja e sistemit të Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu duke e shpërdorur pozitën zyrtare i ka pajisur me shtetësi dhe pasaportë kosovare. Sikur dikur që e bëri rrogëtarja e Kurthit, Vjosa Osmani, bashkë me Sfeqla Xhelalin duke e kosovarizuar agjenten greke Dejona Mihali ndonëse ishte shpallur persona non gratta nga institucionet e sigurisë në Kosovë. Në këtë prostitucion antikombëtar ishin përfshirë edhe Shvarc Donika dhe Albulena Haxhiu.
Spiunja greke kishte marrë shtetësinë kosovare brenda 24 orëve! As Alfred Nobelit nuk do ia ndanin shtetësinë kosovare më shpejtë se andartes greke, Dejona Mihalit. Po ç’dinë këta kush ishte Alfred Nobeli kur në jetën e tyre nuk e kanë lexuar një libër të vetme! Përveç Agim Bahtirit, Bajçinofcit, Matoshit, Kryezezës në mes të tjerëve të njohur si ajka intelektuale e LV-së! Albin Kurthi është i njohur për ekzekutimin mafioz të prokurorëve. Sikur që DoniTotto Rina e ekzekutoi Xhovani Falkonen, Doni Albin Kurthi e ekzekutoi Blerim Isufajn. Në mënyrë mafioze, pa gjyq! Në vend të Blerim Isufajt e vendosi Kaproll Pacën që në kohë rekorde i liroi tre ministra të Kurthit dhe në kohë gjithashtu rekorde iu gjuan në shpinë Përparim Ramës, opozitarit më të fuqishëm dhe më të vendosur kundër Kurthit. “Aktivistët” e dënuar për rrugaçëri të LV-së kanë hapur fronte lufte kundër Ramës në Tiranë dhe kundër Ramës në Prishtinë! Duan ta shkatërrojnë Shqipërinë pasi Kosovën e kanë shndërruar në Çernobil të pajtueshëm. Maniakë dhe sadistë!
Qyqarët nuk japin dorëheqje: Pasi diktatori Kurthi nuk shkarkoi asnjë ministër për vrasjen kriminale të Arlinda Zekajt, protestuesit kërkuan dorëheqje të Shvarc Donikës dhe Sfeqla Xhelal. Këta u mbrojtën vetëm nga analfabetja juridike, Lenka Haxhiu, merreni me mend tash është kryetare e Kuvendit! Deri ku kemi mbërri, sa shumë kemi degraduar!
Pasi e dorëzuan raportin e “detajuar” te “Ataturku” i LV-së, Albin Babushka, ministrat Shvarc Donika dhe Sfeqla Xhelal paralajmëruan një konferencë për media për sot në ora 9.00. Naivët menduan se ata do të dorëhiqen duke e mbrojtur qeverinë! Dhe, çka ndodhi? U dridh qeveria, polli miu! Jo që nuk u dorëhoqën por u lavdëruan për punën e mirë që e kanë bërë prandaj as që e mendojnë dorëheqjen. Duargjakosurit! Trutharët! Vemje njerëzore! Pakurrizorët! Amebat e parfumosura që kundërmojnë kundërnjerzillëk!
Po ç’kanë bërë këta babaxhanë të injorancës, mediokritetit dhe shpërfytyrimit moral dhe njerëzor:
1. Shvarc Donika, u bë deputete, ministre, zv/kryeministre nga baushtella. Jo shkaku i dijes po shkaku i mbiemrit. E trashëgoi një mbiemër të respektuar, e turpëroi deri në pabesi! Deri më tani gjë të hajrit nuk ka bërë, as për Kosovën e as për shqiptarët. Të mirat pa asnjë kufizim i realizon në Kosovë, i shpenzon në Gjermani. Hipokritja! Mirëpo, të jam i sinqertë për gjendjen në ministrinë ku mendermethënë është ministre, nuk ka përgjegjësi konkrete dhe reale përveç asaj morale! Përgjegjësi morale, ose jam shumë i guximshëm ose budalla me fletë kur flasë për përgjegjësi morale. Për këta politikanë! Shvarc Donika në papërgjegjësinë e saj është aq e bindur saqë nuk i ka frikën asnjë gjykate në Kosovë. Me Gjykatën Speciale Raciste në Hagë edhe më pak shkaku se ka raporte të shkëlqyera profesionale. Sikur edhe Lenka Haxhiu. Nëse Dejonën e kanë nënë ideologjike dhe parapolitike, Ekaterina Trandafilovën e kanë gjyshe dhe mentore juridike, kundër luftës dhe kundër UÇK-së.
Shvarc Donika, Hiroshimën juridike nuk e ka krijuar vetë, e ka trashëguar nga Lenka Haxhiu dhe Vaji në Tepsi. Nga Picimul Qorolli. Shvarc Donika do të mund të jepte dorëheqje morale, me një kusht; të gjejë diku moral që i ka humbur dikujt që ka tepricë morali si Gima, Mefi, Matoshka etj. Le të kërkojë, nuk i dihet! Deri atëherë mbetet ministre, pa integritet dhe pa moral.
Lenka Haxhiu e ka shkatërruar Ministrinë e Drejtësisë. As Darinka Marinkoviqi nuk do ia bënte më zi! E ka shkatërruar Shërbimin Korrektues të Kosovës duke nënshkruar Marrëveshje kriminale me Danimarkën. Për një foto me ministrin e drejtësisë të Danimarkës. Janë shkatërruar mostrat e AD duke i dhënë zjarrë IMLK gjatë mandatit të saj. Ka siguruar dëshmitarë nga kabineti i saj për GJRS në Hagë. Ka pakësuar mjetet për mbrojtje për pengjet e luftës në Hagë. Ka përndjekur ish të burgosurit politikë dhe veteranët e luftës, personalisht dhe familjarisht bashkë me “Ataturkun” Kurthi, Sfeqla Xhelalin dhe andarten greke, Dejona Mihali.
Në kundërshtim me ligjin dhe procedurat u ka ndarë shtetësi kosovare personave që nuk kanë bërë thuaja asgjë për Kosovën sikur edhe rrugaçëve që kanë punuar dhe punojnë kundër Kosovës e që militojnë në LV-së. Është shkelëse dhe dhunuese e shumëfishtë e Kushtetutës së Kosovës. Është analfabete juridike. Është militante e kapjes së institucioneve sidomos e KGJK dhe KP. Kjo duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë, jo vetëm morale, para Shvarc Donikës .
2. Sfeqla Xhelal, m.m.th. ministër për Punë të Brendshme. Dhunuesi më i madh i Policisë së Kosovës, para se të vinte në pushtet ua qollomiste kokat me gurë dhe kubëza, pasi erdhi në pushtet me mungesë profesionalizmi, mungesë integriteti, injorancë dhe ndërhyrje arbitrare edhe në caktimin e veturave për patrullim. Shkoi në UÇK për t’u bërë Adem Jashar e iku me “bisht ndër shalë”. Me deklaratë të rrejshme mori statutin e veteranit të vërtetë të luftës. Si ushtar i korpusit të Binaçka Moravës. Bashkë me “patriotin e Binçës” që e ka sot babë e shef, i njohur si gurman i “suxhukut nën çebe”. Sfeqla Xhelal do të mbahet mend që në kohën e tij policët i kanë ngjyrosur këmishat dhe uniformat, kanë blerë këpucë dhe opinga si në kohën e haxhi Qamilit, në mungesë të ushqimit kanë hëngër kryelana me duqa të gatuara me miell të Serbisë nga shqiptarët e veriut të Kosovës. Do të mbahet në mend se më të mira i kanë pasur kushtet romët në Kampin e Plemetinit të përkrahura nga OJQ-të dhe organizatat humanitare se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në kampin “Belvedere”, e përkrahur nga Buxheti i Kosovës.
Ky është Xhelal Kingu – Xhelal Sandokani, Xhelal Tarzani, “Vojo Kushi” i Albin Kurthit. E tash, prej këtij po pritni të jep dorëheqje morale?!!!!! Pritni, pritni !!!! Ndoshta edhe ky, si Shvarc Donika gjen diku moralin e humbur! E pastaj e mendon dorëheqjen! Po flitet se afërsisht 500 policë të diplomuar nuk janë promovuar shkaku i mungesës së uniformës policore. Pasi moti ishte i mirë dikush propozoi të bëhet promovimi i policëve të veshur vetëm ne brekë. Edhe kjo punë nuk u bë; nuk kishte brekë për të gjithë!
Këta janë fundi i mjerimit, dëshmi e pakundërshtueshme se aty nuk banon morali. Ku nuk ka moral nuk mund të ketë as dorëheqje morale, madje as tërheqje morale. Këtu përfundon tregimi për të pamoralshmit!
Nuk duhet të kërkohet dorëheqje e as tërheqje sepse këtë e donë Kurthi. Duhet të protestohet, pa asnjë hezitim. Nëse në Shqipëri janë 10 arsye për të protestuar, në Kosovë janë 100. E rrugaçëve si nipit të Arkanit, Mosegzon rrugaçi, gashiq analisti i Serbisë dhe të tjerëve duhet t’iu tregohet se i kanë ngatërruar nënat, Nënën Shqipëri, me Majken Serbi. Kurse, nipit të kriminelit Xhevdet Hamza i cili i arsyeton djegien dhe vjedhjen e bizneseve, si dëme të papërfillshme krahasuar me dëmet që i paska bërë krimineli Rama (KM i Shqipërisë) duhet t’i përkujtohet se edhe ky e ka një lokal në qendër të Prishtinës që mund të digjet apo vidhet. Si do ta ndiente veten në këtë rast? O kopil politik i Zhizhekut, o zgjatje biologjike, kombëtare, politike e kriminelit Xhevdet Hamza!
Mos harroni se kanë mbetur do gra dhe burra që ende e duan Kosovën si pjesë natyrale të Shqipërisë! Sikur që dikur ua kanë prishur bashkim – vëllazërimin me Jugosllavinë, edhe sot ua shkërdhejnë dashurinë për Greqinë dhe Serbinë!
Mos kërkoni dorëheqje, protestoni kundër autokracisë, kapjes, korrupsionit, nepotizmit, antikombëtarizmit dhe tradhtisë!



