‘Arjeta, mos u sill okolla, propaganda juaj ka rënë’, Kadrijaj i reagon deputetes së LV-së

30 tetor 2026 | 14:36

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, duke e akuzuar për përdorim të një diskursi me shpifje.

Kadrijaj ka thënë se propaganda e Vetëvendosjes ka dështuar.

“Arjeta Fejza, mos u sill okolla. Ti e majte diskursin e shpifjeve që filluan në seancë plenare, e ti e vazhdove në emision. Po meqenëse propaganda e juaja ra, e po ashtu as deklarata jote nuk eci, s’po di qysh me dalë prej baltakut në të cilin vetë shkove. Zoti ta marroftë fytyrën!”, ka shkruar Kadrijaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këpucët e zyrtarëve policorë janë lyer me ngjyrë të kuqe…