Bellingham arrin kuotën e 50 golave me Real Madridin, hyn në histori
Jude Bellingham ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm me fanellën e Real Madridit.
Mesfushori anglez ka shënuar në fitoren 3:0 ndaj Racing Santanderit, duke regjistruar golin e tij të 50-të me fanellën e gjigantit madrilen.
23-vjeçari e ka arritur këtë shifër në ndeshjen e tij të 154-t me Real Madridin, që prej transferimit nga Borussia Dortmundi në vitin 2023.
Bellingham është bërë lojtari i 50-të në historinë e Real Madridit që arrin kuotën e 50 golave, shkruan “Gazeta Express”.
Ai është gjithashtu anglezi i dytë që shënon të paktën 50 gola për një klub të madh spanjoll, pas Gary Linekerit, i cili ka realizuar 52 gola me Barcelonën.
Pas ndeshjes, Bellingham është shprehur i lumtur për këtë arritje, duke theksuar se ajo është shumë e veçantë jo vetëm për ëndrrat e tij personale, por edhe për skuadrën.




