Messi i afrohet shifrës prej 1 400 kontributeve në gola, Ronaldo mbetet prapa

02 nëntor 2026 | 12:47

Lionel Messi vazhdon të mahnitë me statistikat e tij, duke iu afruar një tjetër arritjeje historike në karrierë. Sipas të dhënave të fundit, argjentinasi ka një epërsi të konsiderueshme ndaj Cristiano Ronaldos në numrin e përgjithshëm të golave dhe asistimeve.

Ylli i Inter Miamit ishte vendimtar në fitoren 2:1 ndaj New England Revolution, ku ka realizuar një gol dhe ka regjistruar një asistim.

Me këtë paraqitje, Messi ka arritur në kuotën e 937 golave dhe 428 asistimeve në karrierë, për gjithsej 1 365 kontribute në gola.

Argjentinasi ka nevojë edhe për 35 kontribute për të arritur shifrën prej 1 400. Në këtë sezon, 39-vjeçari ka realizuar 26 gola dhe ka dhënë 13 asistime.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë më shumë gola të shënuar, me 985 në 1 343 ndeshje, kundrejt 937 golave të Messit në 1 184 paraqitje.

Megjithatë, në totalin e golave dhe asistimeve, Messi është përpara me 1 365 kontribute, ndërsa portugezi ka regjistruar 1 246. Diferenca prej 119 kontributesh vjen kryesisht nga numri më i madh i asistimeve të argjentinasit.

Madje, Messi ka qenë i përfshirë në 36 gola në 27 ndeshjet e fundit me Inter Miamin dhe Argjentinën, duke treguar se vazhdon të jetë vendimtar edhe në këtë fazë të karrierës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Al-Hilal po përgatit një ofertë prej 55 milionë eurosh për…