Statistika të jashtëzakonshme të Mbappes, ka shënuar ndaj të gjitha skuadrave me të cilat është përballur në La Liga
02 nëntor 2026
| 12:53
Kylian Mbappe vazhdon të regjistrojë statistika të jashtëzakonshme me fanellën e Real Madridit.
Sulmuesi francez ka arritur të shënojë ndaj të gjitha 24 skuadrave me të cilat është përballur deri më tani në La Liga.
Ai e ka vazhduar këtë seri në fitoren 3:0 të Real Madridit ndaj Racing Santanderit, duke realizuar nga penalltia në minutën e 11-të.
Tani, francezit i mbetet vetëm Deportivo La Coruna për ta kompletuar këtë statistikë të veçantë, duke shënuar ndaj të gjithë 25 kundërshtarëve me të cilët mund të përballet në kampionatin spanjoll.
Skuadra ndaj së cilës Mbappe ka shënuar më së shumti është Real Sociedadi, me shtatë gola.
Barcelona vjen pas me gjashtë gola, ndërsa Sevilla dhe Villarreali kanë pësuar nga pesë gola prej tij.



