Milani përshpejton bisedimet për vazhdimin e kontratës me Rabiotin

02 nëntor 2026 | 16:01

Pas fitores në derbin ndaj Interit, ku Adrien Rabiot ishte një nga protagonistët kryesorë, Milani po mendon ta shpërblejë mesfushorin francez me një kontratë të re, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Drejtuesit kuqezinj e konsiderojnë Rabiotin një element të pazëvendësueshëm në projektin e trajnerit Ruben Amorim dhe synojnë ta mbajnë në skuadër deri në vitin 2030.

Bisedimet për vazhdimin e kontratës po marrin përparësi, ndërsa klubi dëshiron ta përmbyllë marrëveshjen sa më shpejt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Seanca në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ…