Gordoni i dërgon mesazh Real Madridit: Nuk jeni më të mirë se Barcelona

02 nëntor 2026 | 16:11

Anthony Gordon beson se Barcelona ka potencialin për ta mposhtur çdo kundërshtar dhe nuk e konsideron Real Madridin apo Paris Saint-Germainin më të fortë se skuadrën katalanase.

Në konferencën për media para përballjes me Aston Villan në Ligën e Kampionëve, futbollisti anglez ka folur për përshtatjen e tij në Barcelonë dhe ka pranuar se pret më shumë nga vetja.

“Kam pasur një fillim të mirë, por e di që mund të ofroj më shumë. Ende nuk e kam treguar nivelin tim më të mirë”, ka thënë Gordon.

Ai ka theksuar se duhet të marrë më shumë përgjegjësi në fazën ofensive, duke mos hezituar të jetë më egoist para portës.

“Unë kërkoj nga vetja të shënoj dhe të krijoj gola, të marr përgjegjësi dhe të ndryshoj rrjedhën e ndeshjeve. Ndoshta duhet të jem më egoist, të dribloj më shumë dhe të provoj më shpesh të shënoj”, ka shtuar ai.

Duke komentuar humbjet ndaj PSG-së dhe Real Madridit, Gordon ka qenë i qartë në vlerësimin e tij.

“Ata nuk janë më të mirë se ne, edhe pse na mposhtën. Kundër Real Madridit mund të fitonim dhe mendoj se ishim më të mirë. Krijuam shumë raste, por nuk luajtëm në nivelin tonë të zakonshëm. Gjithsesi, mund ta mposhtim çdo skuadër”, ka deklaruar futbollisti anglez. /Express

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dea Dugolli shpall të pavlefshme dëftesën e shkollës fillore prej…