Hoxhaj: Brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në Evropë

22 mars 2018 | 16:58

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në Evropë.

Në një lidhje direkte për televizionin “Ora News”, Hoxhaj ka thënë se Kosova ka përmbushur kushtin kryesor për heqjen e vizave.

“Unë jam mëse i sigurt se deri në fund të 2018-s do të ketë lajme pozitive. Vendi është bllokuar në këto tri vitet e fundit pa ndonjë arsye të madhe që qytetarët e Kosovës ta gëzojnë një të drejtë të tillë. Ajo që na mbetet është që të komunikojmë në mënyrë intensive me Brukselin dhe të fitojmë mbështetjen. Ne kemi një qartësi të plotë se çfarë duhet të ndodhë në Bruksel. Dje dhe sot kemi pasur kontaktet e para dhe jam shumë i sigurt që në 2018-n qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt Evropës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit.…