Hoxhaj: Edhe deputetët e Listës Serbe do ta votojnë demarkacionin

13 mars 2018 | 15:20

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se seanca për demarkacionin do të mbahet këtë javë.

Ai ka thënë se janë afër arritjes se konsensusit në mes të partive dhe kjo do të jetë javë vendimtare për përfundimin e kësaj çështje.

Hoxhaj ka thënë se edhe partitë politike që përfaqësojnë komunitetin serbë në Kuvendin e Kosovës do të votojnë demarkacionin.

“Të gjithë partnerët që jemi në qeveri, partitë politike që përfaqësojnë qytetarët në Kosovë dhe partitë politike që përfaqësojnë komunitetet serbe dhe joserbe do të votojnë pro kësaj marrëveshje. Jem afër një konsensusi të plotë politikë me partnerët në Qeveri, por në të njëjtën kohë edhe me deputetë tjerë të cilët do të duhet ta votonin këtë marrëveshje”, ka thënë Hoxhaj për “Ekonomia Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…