Inaugurohet rruga që lidh Kosovën dhe Shqipërinë

22 maj 2018 | 12:24

Sot (e martë), inaugurohet rruga që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, e financuar nga Bashkimi Evropian. Investimi është pjesë e Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar të IPA-së dhe synon të lehtësojë komunikimin mes banorëve nga dy anët e kufirit.

Rruga inaugurohet në Krushevë të Dragashit që lidh Krushevën me Shishtavecin dhe marrin pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Ulët e parlamentit rus ka miratuar më 22…