Ish-presidentja Jahjaga përfundon misionin vëzhgues të zgjedhjeve në Liberi

30 dhjetor 2017 | 14:32

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga ka përfunduar misionin vëzhgues të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Liberi.

Ajo ka qenë si bashkë-udhëheqëse e delegacionit vëzhgues të NDI-së në këto zgjedhje.

Jahjaga ka thënë se ndihet e privilegjuar që ka qenë pjesë e këtij misioni, kur për herë të parë pas 70 vite, në Liberi presidenti është zgjedhur nga një president në tjetrin.

Statusi i plotë i Jahjagës:

Përfundova misionin tim si bashkë-udhëheqëse e delegacionit vëzhgues të NDI të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Liberi. Pjesë e delegacionit udhëheqës ishin edhe ish presidenti i Nigerisë, z. Goodluck Jonathan, ish ministrja e jashtme e Ganës, znj. Hanna Tetteh, dhe drejtori rajonal i NDI për Afrikë, z. Christopher Fomunyoh.

Ndihem e privilegjuar që u bëra dëshmitare e një momenti historik për shtetin e Liberisë, me ç’rast për herë të parë në më shumë se 70 vite, pushteti qeverisës kalon prej një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike në tjetrin. Jam veçanërisht e kënaqur që këto zgjedhje ishin të organizuara mirë dhe në atmosferë paqësore.

Shpresoj që gjetjet e misionit do t’u ndihmojnë autoriteteve lokale në adresimin e mangësive për t’i shërbyer konsolidimit të mëtejmë demokratik të Liberisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në mesditë është sulmuar drejtori i Valës, Agron Mustafa…