Ish-sekretari amerikan, Kerry uron 10-vjetorin e Pavarësisë

17 shkurt 2018 | 18:17

Ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, që ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2013 deri më 2017, ka uruar shtetin e Kosovës në 10-vjetorin e Pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Gjatë Konferencës së MSC, takova edhe mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Sekretari Kerry më uroi 10 vjetorin e Pavarësisë mua dhe të gjithë shqiptarëve që po festojnë sot gjithandej”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të…