Ja deklarata e Vettelit pas triumfit në Australi

25 mars 2018 | 12:15

Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel triumfoi në garën hapëse të sezonit të ri të Formulës 1.

“Ka shkuar më shumë se mirë sot. Kemi qenë edhe disi me fat, por jam argëtuar pa masë në këtë garë. Garë e madhe dhe strategji e bukur, për sot, por duhet të punojmë ende shumë, për të marrë të tjera fitore”, ka thënë Vettel.

“Shpresoja të nisesha më mirë, por nuk ia dola. Gjithsesi ia arrita t’u afrohesha dy makinave të para dhe të shfrytëzoja rastin për të marrë kryesimin. Makina e re është jashtëzakonisht e mirë. Në këtë sport është shumë e rëndësishme që makina të jetë konkurruese dhe të të përgjigjet”, ka deklaruar Vettel.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sebastian Vettel me Ferrari fitoi sot garën e parë sezonale…