Jolie viziton qytetin e rrënuar të Mosulit

19 qershor 2018 | 11:02

E dërguara speciale e OKB-së për refugjatët, Angelina Jolie, të dielën ka vizituar kampin e refugjatëve sirianë në veri të Irakut, për t’i mbështetur të ikurit nga lufta disavjeçare në Siri.

Ylli hollivudian e ka vizituar kampion Domiz, në të cilin qëndrojnë 33 000 refugjatë, të larguar nga lufta që po zgjat që shtatë vjet.

Një ditë më parë Jolie e kishte vizituar Mosulin, qytetin verior të Irakut, të cilin forcat qeveritare e kanë kthyer nën kontroll në vitin e kaluar duke triumfuar ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Johnny Depp ka anuluar të gjitha konferencat për shtyp dhe…