Katër të vrarë nga të shtënat në një universitet në Turqi

05 prill 2018 | 16:53

Mediet nga Turqia kanë bërë me dije se një person i armatosur ka vrarë katër persona në një universitet në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.

Agjencia shtetërore “Anadolu”, ka thënë se sulmi ka ndodhur në Universitetin Osmangazi, në qytetin Eskisehir.

Sipas burimit të njëjtë, sulmuesi është një hulumtues në universitet, ndërsa të vdekurit përfshijnë zëvendësdekanin, një sekretar dhe dy mësimdhënës.

Ndërsa agjencia e lajmeve “Dogan” ka theksuar se policia ka kapur personin e armatosur. Motivi i sulmit nuk është ende i qartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur…