KEDS-i po rinovon të gjitha linjat 35 kilovolt

15 maj 2018 | 11:16

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka filluar investimet edhe në linjat e tensionit 35 kilovolt.

Secila nga këto linja prekin një numër të madh të konsumatorëve, prandaj edhe përfitimet janë të mëdha.

“Në vazhdën e këtij projekti, tashmë janë zëvendësuar të gjitha stabilimentet e vjetruara me ato të reja në të gjitha linjat 35 kilovolt në Ferizaj dhe Gjilan. Të njëjtën kohë janë futur edhe përçuesit nga trafostacioni deri tek shtylla e parë. Ky veprim bën që linjat të jenë shumë më të sigurta”, është thënë në njoftimin e KEDS-it.

Sipas KEDS-it, këto nuk do të jenë përfitimet e vetme për konsumatorë. “Edhe ndërprerjet eventuale si pasojë e faktorëve të ndryshëm parashihet të jenë shumë më të vogla. Paralel me rinovimin e linjave po bëhet edhe modernizimi i tyre. Tashmë, aty çdo gjë do të jetë automatike dhe me përfundim të projektit do të ketë mundësi të komandimit nga distanca”, thuhet në njoftim.

KEDS-i ka njoftuar se pas Anamoravës, projekti do të vazhdojë edhe në distriktet tjera, përkatësisht në rajonin e Dukagjinit për të përfunduar krejt modernizimin dhe automatizimin e këtij niveli të tensionit, që është më i larti që KEDS-i ka nën menaxhim.

“Punimet po kryhen komplet nga KEDS-i. Për realizimin e këtij projekti janë angazhuar një numër i madh punonjësve. Vetëm në distriktin e Ferizajt gjatë energjizimit të stabilimenteve të reja 35kV, janë angazhuar mbi 40 punëtorë të KEDS-it”, është bërë me dije në njoftimin e KEDS-it.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meek Mill ka lënë gojëhapur pjesëmarrësit e “Rolling Loud Fest”…