Kelmendi: Iniciativa për Specialen, s’është në kohën e duhur

28 dhjetor 2017 | 19:28

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, ka thënë se është kundër Gjykatës Speciale.

“Para vitit 2015, në vitet 2014 dhe 2015, kam bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme Kuvendit që të shqyrtojë këtë çështje. E shoh si gjykatë që ka tipare të një gjykate një etnike, të një racizmi të theksuar dhe nuk e ndjek krimin, dhunën, terrorin, dhe kjo bën me kuptu, që në kuptimin juridik është gjykatë jo normale prandaj kam qenë dhe jam kundër. Do të isha për këtë gjykatë nëse do të ndiqej krejt krimi, pavarësisht kush e ka bërë, si shqiptarët, si serbët, ne kemi bërë luftë çlirimtare, kemi qenë në trojet tona”, ka thënë ai.

Ai ka folur për iniciativën e disa deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ku ka thënë se iniciativa e tillë nuk është në kohën e duhur. “Është shumë e vonshme, sepse duhet të nisemi nga një faktor, që në arenën ndërkombëtare janë bërë investime të mëdha, janë përcaktuar prokurorët, seancat, gjyqtarët, kryetarja por nuk është vonë për të diskutuar Kuvendi një çështje të tillë”, ka thënë ai në “Info Magazine”.

Sipas tij, Gjykatës Speciale duhet t’i zgjerohen kompetencat, me nene të veçanta, pa ndërhyrë fare në Kushtetutën e vendit.

“Unë për vete do të isha që çështja e tillë të diskutohet, që Kuvendi të zgjerojë kompetencat e kësja gjykate në kuptimin e ndjekjes së të gjitha krimeve. Nuk kem nevojë me shfuqizu, vetëm t’i shtojmë nene të veçanta, që të mos jetë një etnike, do të ishte shumë më pozitive dhe populli do të ishte shumë më i qetë. Ligji është i Kuvendit të Kosovës dhe në këtë drejtim nuk është anti-kushtetuese, nuk ka nevojë të ndryshohet Kushtetuta. Kërkon nga Kuvendi një Gjykatë Speciale por diskuton përbërjen dhe fushëveprimtarinë e saj. Me nene të veçanta t’i zgjerojmë kompetencat pa e prekur fare Kushtetutën. Nuk është anti-produktive, nuk ndikon negativisht as te faktori ndërkombëtar, faktori ndërkombëtar e ka parë shumë qartë se në Serbi, për dhunën, terrorin, vrasjet, masakrat 20-30 vetë janë përgjigjur krejtësisht”, ka thënë ai,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar aksionin e organizuar…