Kicaj pensionohet më 30 korrik

22 Gusht 09:03

“Pas organizimit që e zhvillova në Prishtinë në kuadër të ICF, unë nuk do të ndalem këtu, do të vazhdoj të organizoj aktivitete të tilla. Në plan kam një organizim të madh në Ferizaj, Pejë, Prizren, Tiranë, Shkup si dhe ju njoftoj se më 28 korrik të vitit të ardhshëm do ta zhvilloj në Prishtinë ndeshjen time lamtumirëse dhe të gjitha mjetet nga kjo ngjarje do të shkojnë për fëmijë me aftësi të kufizuara”, ka thënë Kicaj për portalin “ArenaRing”.

Kicaj me këtë rast ka treguar se më 28 prill 2018 në Eishalle në Efretikon të Zvicrës do të organizojë një eveniment të Taiboks dhe, po ashtu, një pjesë e mjeteve të fituara do të shkojmë sikurse çdo vit, për hulumtimin e kancerit si dhe një pjesë për fëmijët me nevoja të posaçme të Kosovës. “Kam pasur shumë përkrahje të madhe nga mediet në Kosovë dhe për këtë falënderoi Avdyl Salihun i cili ishte përgjegjës. Ky interesim mua më ka dhënë një motiv shtesë që aspak mos të ndalem dhe mjetet e fituara në Zvicër dhe në Kosovë t’i ndaj për popullin tim në Kosovë, në këtë rast për fëmijët me nevoja të posaçme”, ka deklaruar Kicaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ish-kampioni i botës, Mustaf Kicaj, ka thënë se në muajin…